Klopp: Bayern ende ekipi më i mirë në Gjermani

 

Trajneri i Borussia Dortmund Jurgen Klopp ka përshëndetur Bayern Munich për një sezon gati të përsosur dhe ka insistuar se FCB ende mbetet skuadra më e mirë në Bundesligën Gjermane

Trajneri 44-vjeqar, i cili udhëhoqi BVB në titullin e dytë me radhë në ligë si dhe fitoren e Kupës së Gjermanisë, ka thënë se pavarësisht që ekipi i tij është fitues i dyfishtë dhe që mposhti dy herë gjigantin Bavarez, por ai theksoi se BVB mbetet inferiore ndaj skuadrës së Jupp Heynckes.

“Statusi i Bayern [si ekipi më i mirë në Gjermani] nuk do të bie për këto dy vite, me 73 pikë në ligë, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe finalen e Ligës së Kampionëve, ata kanë pasur një sezon gati të përsosur” ka thënë Klopp.

Klopp vazhdoi të shpjegoi se si po planifikon klubi zëvendësimin e mesfushorit Shinji Kagawa, i cili po shikon mundësin që të largohet nga Signal Iduna Park.

“Ne tani kemi Marco Reus, Mario Gotze, Ivan Perisic të cilët janë të gatshëm të luajnë, gjithashtu kemi edhe Moritz Leitner dhe Ilkay Gundogan të cilët mund të luajnë në pozitën e Kagawas shumë mirë” shtoi Klopp.

Ai gjithashtu vazhdoi duke konfirmuar ambiciet e klubit për sezonin e ardhshëm.

” Objektivat janë që sërish të arrijmë nivelet më të larta në të tri kompeticionet” ka përfunduar Klopp.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento