Home » Futboll »

Villas-Boas ia uron Chelsea fitoren e Ligës së Kampionëve!

 

Ish trajneri i Chelsea Andre Villas-Boas ia ka uruar fitoren e Ligës së Kampionëve ish punonjësit të tij

Portugezi, i cili u shkarkua nga Blutë në muajin Mars, për shkak të marrëdhënieve të këqija me disa nga lojtarët më me eksperiencë të kësaj skuadre. Ai ishte zëvendësuar nga asistenti i tij Roberto Di Matteo i cili udhëhoqi skuadrën nga Stamford Brigde në dy trofet at të FA Kupës dhe Ligës së Kampionëve.

“Nderi më i madh është të fitosh Ligën e Kampionëve. Urime Di Mattoes dhe lojtarëve” i ka thënë Villas-Boas RTP.

Pavarësisht mënyrës së largimit të tij nga Chelsea, Villas-Boas shpesh herë është përfolur për top pozitat, duke e përfshi atë Liverpoolit dhe Interit. Megjithatë, 34-vjeqari ka refuzuar që të bëjë të ditur lëvizjet e tij të ardhshme dhe ka thënë se ai duhet që ti shoh opsionet para së të pranoi ndonjë punë të re.

“Unë ende jam duke e përzgjedhur projektin e duhur dhe një vendim i tillë do të presë për aq sa është e nevojshme” ka përfunduar Villas-Boas.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento