Home » Boks »

Haye sërish dëshiron të ndeshet me Vitalin!

 

David Haye ka refuzuar fjalët e menaxherit të Vitali Klitschkos që kinse ai është duke u frikësuar të ndeshet me të

Të dy boksierët kanë rënë dakord që të ndeshën kundër Dereck Chisora me 14 Korrik në Upton Park. Bernd Boente, i cili i menaxhon të dy vëllezërit Vitali dhe Wladimir, ka zbuluar se ai i kishte ofruar një kontratë Haye, para shpalljes së takimit në mes të dy Londinezëve, por boksieri nga Bermondsey e ka refuzuar atë pasi ishte i frikësuar të ndeshët me Ukrainasin 40-vjeqar.

Por Haye ka insistuar: “Kjo nuk ka asnjë kuptim, që unë të hedh poshtë një meqë që dëshpërimishtë e dua. Mbani mend, krejt ideja mbrapa saj është se takimi kundër Chisora, ishte se fitorja do të më dërgojë të takimi tjetër kundër Vitali Klitschko. Ky ishte plani im, arsyet e mia për tu rikthyer në ring sërish. Unë dua të ndeshem me 14 Korrik dhe sërish në Shtator, këtë iu kamë thënë shumë njerëzve që disa muaj”.

Pasi kaloi nga nga një peshë në tjetrën, Haye pësoi një disfatë verën e kaluar nga kampioni i WBA, WBO dhe IBF Wladimir Klitschko. Haye është i bindur se i kishte rrahur Klitschko e madh, mendon, por në deklaratën e Boentes thuhet se ka mënyra për të shpëtuar fytyrën Vitalia.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento