Home » Futboll »

Ibrahimovic: AC Milan në probleme ekonomike!

 

Sulmuesi i AC Milan Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se klubi nuk do të mund të bëjë investimet e mundshme në afatin kalimtar të verës

Ricardo Monotlivo dhe Bakaye Traore tani më veç kanë kaluar në radhët e Rossonerëve si përforcime të reja për sezonin 2012-13, por Ibrahimovic beson se Milan nuk ka fonde të mjaftueshme që të bëjë skuadrën e duhur.

“Problemi i Milan është ekonomik. Ne nuk kemi para që ti blejmë pesë lojtarë, ose ata që na duhen” i ka thënë Ibrahimovic AftonBladet.

“Ne tani veç kemi marrë dy lojtarë, ndoshta edhe i treti do të vijë”

“Është e vërtetë se sa më shumë që luan së bashku, aq më shumë përmirësoni si skuadër. Të njëjtin rast e ke tek Chelsea, që nuk ishin skuadra më i fortë” ka shtuar Ibrahimovic.

I pyetur rreth të ardhmes së tij, Suedezi deklaroi se ai nuk e ka në plan që të largohet nga San Siro, pavarësishtë raportimeve që lidhëshin atë me një kalim tek Manchester City.

“Unë jam shumë tek Milan dhe do të respektoi kontratën time. Gjithçka mund të ndodh, por deri me tani nuk ka ndodhur asgjë. Unë do të respektoi kontratën time me Milan” ka përfunduar Ibrahimovic.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento