Home » Futboll »

Messi: Guardiola meriton këtë Kupë të Mbretit!

 

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka thënë ai po shikon mundësin që të fitoj në këtë finale të Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao, që të shpërblej Pep Guardiolën për punën e tij në këtë klub

Pasi Barça dështoi në Ligën e Kampionëve dhe në La Ligë, por Messi beson se fitorja e Kupës së Mbretit do të ishte të paktën një largim perfektë për trajnerin 41-vjeqar që pas përfundimit të këtij takimi ka vendosur që të pushoi një vit nga futbolli.

“Siç ka thënë Pep, ky është një takim special sepse është finalja dhe sepse është një titull” ka thënë Messi në një intervistë për Qatar Foundation.

“Por do të ishte perfekte që të fitonim këtë titull për Guardiolën që të largohet në mënyrën që ai e meriton, për atë se çfarë na ka dhënë neve dhe klubit” ka shtuar Messi.

“Ne ishim shumë afër për të fituar La Ligën dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve, por tani ne dëshirojmë që mundësisht të përfundojmë këtë sezon me një titull, që sezonin e ardhshëm të fillojmë me më dëshirë” ka përfunduar Messi.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento