Home » Futboll »

Guardiola: Messi është më i mirë që kam parë ndonjëherë,ndoshta dhe më të mirë nuk do shohë ndonjëherë!

 

Ish trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë dhe ndoshta më të mirë nuk do shohë ndonjëherë

Argjentinasi, i cili këtë sezon shënoi plot 73 gola, por ishte edhe njëri prej shënuesve në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao, që Barcelona e mposhti 3-0, një fitore për të ia dhënë lamtumirën më të mirë të mundshme Guardiolës.

41-vjeqari, i cili udhëhoqi Katalanët në 14 tituj, për katër vite udhëheqje të tij, por ai ka pranuar se ai po mësonte nga Messi gjatë kësaj kohe, e jo në anën e kundërt.

“Ishte nderë që të jem trajner i lojtarit më të mirë që kam parë ndonjëherë, ndoshta dhe më të mirë nuk do të shohë më” ju ka thënë Guardiola gazetarëve pas ndeshjes.

“Messi më mësoi mua që të jem edhe më garues. Ne nuk do të mund të kishim fituar ata trofe pa të”.

Kampanja e Barçës, sipas disave po cilësohet si e dështuar, pasi ata u mposhtën nga Chelsea në Ligën e Kampionëve dhe nga Real Madridi në La Ligë, por Guardiola se skuadra ka bërë shumë progres këtë vit.

“Ky ishte sezoni më i mirë. Ne kemi prezantuar koncepte të reja dhe në sezonin e ardhshëm do të jemi edhe më të mirë”.

Shumë herë ishte përfolur se Guardiola, krijoi futbollin më të mirë që kishte parë syri i njeriut ndonjëherë, por Guardiola hezitoi që akceptoi një nderë kaq të madh.

“Unë nuk zbulova asgjë. Unë veç isha pjesë e këtij procesi që kishte filluar para meje dhe që do të vazhdoi pas meje”.

Guardiola këtë vit do të pushoi nga futbolli, duke pranuar se ati i nevojitet ky pushim.

“Jam shumë i lodhur, për këtë edhe po stopoj tani, por unë jam shumë i lumtur që kemi fituar 14 trofe dhe si i kemi fituar ato” ka përfunduar Guardiola.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento