Messi ende me dhimbje nga dështimi në Ligën e Kampionëve!
Lionel Messi ka pranuar që ai ende ndihet i trishtuar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve në gjysmëfinale nga Chelsea.
Blaugranët kishin rastet dhe posedimin e topit në përballjet me londinezët por blutë dolën fitimtar pas dy ndeshjeve me rezultat 3-2, ndërsa Messi nuk arriti të gjej rrugën e golit, madje ai dështoi nga pika e bardhë në Camp Nou.
Barcelona poashtu humbi titullin në La Liga, por Messi ka zbuluar që ai ndien shumë dhimbje nga humbja nga Chelsea.
“Ne nuk arritëm të fitojmë titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, por ai eliminim nga Chelsea ishte ‘i pamerituar’ sepse humba penalltinë. Ky fakt më bënë të ndiej shumë dhimbje” deklaroi Messi.
“Jam i lumtur me sezonin që kisha. Por ndihem shumë keq nga dështimi në Ligën e Kampionëve sepse ishim shumë afër.”
Edhe pse Lionel Messi ka shënuar plotë 73 gola këtë sezon, shumë njohës të futbollit mendojnë që Cristiano Ronaldo do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit nëse shkëlqen në Euro 2012.
“Nuk e di, nuk kam menduar për këtë gjë. Muaji Janar është shumë larg dhe kemi përpara edhe shumë ndeshje të rëndësishme për të luajtur” përfundoi Messi.


