Roland Garros: Humb Serena Williams!

 

Serena Williams Australian Open 2012Serena Williams që në takimin e saj të parë në French Open u mposhtë në mënyrë sensacionale nga Virginie Razzano

Është hera e parë në karrierën e saj që mposhtet në rundin e parë në ndonjë Grand Slam, Amerikanja ishte vetëm dy pikë larg fitores, para se të humbiste nga tenistja Franceze me rezultat 4-6, 7-6 dhe 6-3.

Williams udhëhoqi 5-1 në setin e dytë, por në mënyrë të pashpjegueshme humbi gjashtë poena me radhë, ku Razzano edhe barazoi takimin. Tenistja e renditur e 111 iu deshën edhe tetë pikë që të përfundonte takimin për 25 minuta, eventualisht për të mposhtur tenisten e pestë në botë.

Williams startoi mirë në këtë sezon, duke fituar në Charleston dhe Madrid, ndërsa iu deshtë që të lë takimin në gjysmëfinale në Rome Masters për shkak të lëndimit.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento