Home » Tenis »

Roland Garros: Nadalit i ngutet!

 

Rafael Nadal ishte në formë të shkëlqyer, pasi me nguti mposhti Denis Istomin për të arritur në raundin e tretë të French Open

Spanjolli, triumfoi pas Novak Djokovic, dhe se po shqyrton mundësin që të fitoj Roland Garrosin për të shtatën herë këtë vit, por a do të mund dikush ta ndalë, duke e llogaritur takimin kundër Istomin.

Nadal padyshim ishte më i mirë edhe pse kundërshtari i tij dukej shumë i frikshëm me gjuajtjet e tij, pasi ai për 50 minuta lojë mposhti. I dyti i këtij takimi e kishte humbjen parë në French Open që nga debutimi i tij në vitin 2005.

Shanset erdhën në setin e dytë për Istomin, por ai nuk ishte në gjendje që ti konkretizoi dy poenat në mënyrën e tij, për të shkuar në pushim në favor të tij.

Nadal, deri me tani ka humbur vetëm nëntë gema në gjashtë seta këtë kompeticion, duke e llogaritur edhe fitoren 6-2, 6-2 dhe 6-1 që në raundin e parë kundër italianit Simone Bolelli.

Nadal në raundin tjetër do të takohet me fituesin ndërmjet Gjermanit Florian Mayer dhe Argjentinasin Eduardo Schwank.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento