Home » Futboll »

Ibrahimovicit nuk i bën përshtypje interesimi i PSG-së!

 

Reprezentuesi suedez është një ndër objektivat e PSG-së për këtë verë, por ai nuk dëshiron të lëviz drejt një klubi të cilin nuk e konsideron si top klub

Klubi nga kryeqyteti francez është lidhur me një numër yjesh kohëve të fundit, midis tyre edhe me emra si Pato apo Lavezzi.

Ndërsa sot, e përditshmja suedeze Aftonbladet ka raportuar për interesimin e PSG-së për sulmuesin e AC Milan, Zlatan Ibrahimovic.

Gazeta suedeze ka cituar një burim anonim nga klubi parisien i cili konfirmon interesimin për Ibren.

“PSG ka qenë në bisedime me Adriano Gallianin rreth Ibres, por ne nuk kemi ofruar ende diçka konkrete pasi e dimë që është vështirë të paguhet rroga e tij” shpjegoi ky burim.

Të njejtin lajm per gazeten suedeze e kanë konfirmuar edhe burime nga klubi italian.

“Me Leonardon dhe Carlo Ancelottin te PSG-ja është e natyrshme që ata kërkojnë lojtar nga ne. Por mbetet të shihet se sa serioz janë. Ne nuk do të lejojmë largimin e tij. Është e vërtetë që rroga e tij është e lartë, por të tillë do ta konsideronin edhe ekipet e tjera.”

Megjithatë Ibrahimovic nuk është i interesuar për një transferim te PSG-ja, pasi sipas tij ata ende nuk janë një top klub.