Chelsea konfirmon blerjen e Eden Hazard
Chelsea edhe zyrtarisht përmes faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar blerjen e yllit belg, Eden Hazard.
21-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Chelsean dhe sot gjatë ditës kaloi me sukses vizitat mjekësore.
Hazard ishte i shumë kërkuar nga top klubet europiane por ai disa ditë më parë në rrjetin social Twitter konfirmoi se do të kalonte në Chelsea.
“Jam i lumtur që më në fund arrita këtu, është një klub i mrekullueshëm dhe mezi pres të filloj stërvitjet” deklaroi Hazard në faqen zyrtare të Chelsea.
“Ëndrra po bëhet realitet. Dua të luaj dhe të fitoj shumë trofe te Chelsea” tha ndër të tjera Hazard.


