Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e Shinji Kagawa!
Manchester United ka blerë mesfushorin e Borussia Dortmund, Shinji Kagawa.
Marrëveshja do të finalizohet pasi lojtari të kaloj vizitat mjekësore edhe të pajiset me leje pune në Mbretërinë e Bashkuar.
Reprezentuesi japonez është lidhur për një kohë të gjatë me një kalim në Old Traford, ndërsa zërat për nje kalim të tij në teatrin e ëndrrave u rritën edhe më shumë pasi djajtë e kuq dështuan në transferimin e Eden Hazard i cili zgjodhi Chelsean.


