Home » Tenis » French Open »
Nadal nuk ka të ndalur!
Rafael Nadal mposht Juan Monaco ku me këtë fitore ai edhe regjistroi fitoren e 17 me radhe
Gjashtë herë kampionit të Roland Garros iu deshtën një orë e 46 minuta që të mposhtë kundërshtarin e tij Argjentinas, i cili edhe konsiderohej si një nga specialistët e terrenit ne dhe, por ishte Nadal ai që kaloi në çerekfinale.
Monaco, nuk dukej i frikësuar edhe pse loja ishte në anën e tij, duke udhëhequr 2-1 në setin e parë, pasi edhe ishte duke servuar. Por kjo nuk do të mund të kishte shkuar më mirë Nadalit, i cili edhe shkatërroi në setin e parë dhe përsëri e përsëri derisa edhe e mposhti kundërshtarin e tij.
Nadal në çerekfinale do të takohet me bashkëkombësin e tij Nicolas Almagro, pasi ky i fundit mposhti lehtë Janko Tipsarevic.

