Oklahoma City Thunder shumë pranë finales!

 



Kevin Durant ka shkëlqyer te Thunder duke i udhëhequr ata drejt fitores përballë San Antonio Spurs, fitore kjo që tani i lë ata vetëm një hap larg finales së madhe.

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore me rezultat 108-103 përballë San Antonio Spurs në ndeshjen e pestë në finalen e Konferencës Perendimore.

Kevin Durant edhe një herë ishte më i dalluari te Thunder duke ralizuar 27 pikë. Në masë të madhe ai u ndihmua nga Russell Westbrook që shënoi 23 pikë dhe 12 asistime, ndërsa James Harden shtoi 20 pikë të tjera.

Te Spurs të cilët kishin shënuar një seri prej 20 fitoreve radhazi para se të vinin këto tri humbje, lojtari më i dalluar ishte Manu Ginobili që realizoi plotë 34 pikë. Megjithatë ai mund të kishte dërguar ndeshjen në vazhdime nëse do të kishte shënuar për tri pikë në sekondat e fundit.

Ndeshja e gjashtë zhvillohet në Oklahoma me Thunder që e kanë të qartë se të Merkuren mund të arrijnë finalen nëse shënojnë fitore.