Ancelotti: PSG nuk ka nevojë për Ibrahimovicin!
Trajneri i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti, ka mohuar sygjerimet se klubi është në kërkim të Ibrahimovic
Tekniku italian ka zbuluar se klubi nuk ështe i interesuar për shërbimet e suedezit, ndërsa ka zbuluar se ata do të investojnë në lojtarë të rinj në moshë që kanë të ardhme afatgjate.
“Politika e transferimeve te PSG-ja është te talentët e rinj që të ndërtohet një skuadér e madhe, lojtarë këta që do të paraqiten në nivele të larta në katër-pesë vitet e ardhshme” ka thënë Ancelotti për Il Corriere Della Sera.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi nevojë për Zlatan Ibrahimovic, ai nuk iu përshtatet kërkesave tona.”


