EURO 2012: Polonia 1-1 Greqia
Ndeshja hapëse e kampionatit evropian dhuroi gjithçka – gola, penallti, kartona të kuq, por nuk dha ndonjë fitues.
Kombëtarja polake e nisi më mirë takimin dhe në minutën e 17-të kaloi në epërsi përmes Robert Lewandowskit.
Gjërat u bënë edhe më të lehta për polakët në minutën e 44-të kur Papastathopoulos u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë (51′) Salpingidis barazoi rezultatin në 1-1 pas një dalje të gabuar të portierit Szczesny.
Portieri i Arsenalit ishte pika më e dobtë te Polonia, pasi në minutën e 68-të ai u përjashtua nga loja dhe njëherit u akordua penallti për grekët. gjuajtjen e kapitenit Karagounis e priti portieri Przemyslaw Tyton.
Në fund ndeshja u mbyllë me këtë rezultat dhe të dy kombëtaret ndanë nga një pikë.


