I Shtyre Buzë Eliminimit, LeBron James u Shndërrua në Bishë!

 

I mbështetur për murë dhe me një trashëgimi dështimesh me përformanca të dobëta gjatë lojërave eliminuese, LeBron James doli dhe bëri lojën më të mirë të tij të parë deri më tani për ti mohuar Boston Celtics fitoren që aq shumë ju duhej dhe atë në shtëpinë e tyre.

Nuk po e ekzagjerojmë. Nuk mbahet mend kur ka qenë hera e fundit që dikush ka pasur një performanc aq të plotë si të LeBron James, kjo sipas Tom Haberstroh nga ESPN.com

LeBron James është i pari që arrin pas 15 viteve këto shifra 45-15-5 gjatë një play-off loje.
— Tom Haberstroh (@tomhaberstroh).

Ishin gjuajtjet e tij akrobatike dhe pabesueshmërisht efikase që do të mbahen mend për këtë ndeshje. Ai shënoj 45 pikë gjersa bëri 73 përqind të tentativave, një arritje e pamundshme edhe për konkurrentët më elitë të këtij sporti.

Pa pasur nevojë të themi, kjo nuk ka mundur të vijë në një kohë dhe moment më të mirë.

Duke duruar rivalin e tij Paul Pierce gjersa mburrej para tij në fushën e Maiami Heat gjatë lojës së 5, James ishte më shumë se i përgatitur për t’ia kthyer nderin Paul Pierce.

I vetmi ndryshim ishte se James bëri shumë më shumë se një gjuajtje. Në fakt, ai bëri aq shumë gjuajtje të mëdha saqë loja asnjëherë nuk u afrua gjatë gjysmës së dytë.

John Hollinger nga ESPN.com kështu e përmbylli:

Me gjithë respektin që kam për Celtics dhe Thunders, nëse LeBron James vazhdon kështu më mirë të ikim në shtëpi.

[vsw id=”n5S5U_Txwqw” source=”youtube” width=”460″ height=”259″ autoplay=”no”]