Nadal dhe Djokovic do të takohen në finale të French Open

 

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka arritur në finale të French Open pasi mposhti në gjysmëfinale bashkëkombasin e tij David Ferrer 3-0 në sete.

Nadal i cili është në kërkim të titullit të shtatë në French Open, nuk e ka humbur asnjë set gjatë rrugëtimit të tij drejt finales.

Duelin gjysmëfinal Nadal e mbylli për 1 orë e 46 minuta duke fituar 6-2 6-2 dhe 6-1 në sete.

Në takimin tjetër gjysmëfinal, Novak Djokovic ka fituar përballë Roger Federer, duke e mposhtur 6-4 7-5 dhe 6-3 në sete.

Tenisti serb nëse arrin të fitoj në finale ndaj Nadal, atëherë ky do të ishte Grand Slam i katert radhazi i fituar nga ai. Megjithatë edhe pse ai është numri 1 në sportin e bardhë, favoritë në finale padyshim është Rafa Nadal, i cili është mjeshtër i fushave me dhe.