NBA: Thunder në finale!

 

Oklahoma City Thunder kanë rezervuar vendin në finalen e NBA, pasi në finalen e Konferencës Perëndimore ata mposhtën San Antonio Spurs 4-2

Në dy takimet e para të play off Thunder patë humbur, por më pastaj ata u rikthyen dhe shënuan katër fitore radhazi. Në pjesë lojën e parë San Antonio kishte udhëhequr me 15 pikë diferencë, duke tentuar që të rikthehet në garë.

Kevin Durant ishte ylli i Thunder që me përformancen e tij ai shënoi 34 pikë dhe 14 bllokada, kurse Russel Westbrook kontribuoi me 25 pikë.

“Kjo ishte ndeshja më e vështirë që kam luajtur prej se kur kam ardhur këtu” tha Durant pas takimit.

“Por ne vazhduam të luajmë, vazhdimisht jam munduar që me lojën time ti inspiroi kolegët dhe se jam shumë i lumtur që shënuam fitore për Oklahoma City” ka përfunduar Durant.

Kurse në anën tjetër Tony Parker ishte brilant për Spurs ku edhe shënoi 29 pikë. Tim Duncan regjistroi 25 pikë 14 bllokada, që të dy shkëlqyen por ishte e kotë në fund.

Oklahoma tani më pret edhe finalistin e Konferencës Lindore, ku Boston Celtic janë duke udhëhequr kundrejt Miami Heat në 3-2 në total të ndeshjeve.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento