Home » Futboll »

Parashikim: Argjentina – Brazil

 

Skuadra e Alejandro Sabella do të ketë tërë skuadrën në dispozicion për ta kundërshtuar rivalin e përhershëm të tyre Brazilin, ndeshje kjo për tu nxehur para garës së Olimpiadës në Londra 2012

Skuadra e Alejandro Sabella do të hyn në këtë takim, ku në ndeshjen e fundit ata deklasuan Ekuadorin 4-0 e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës. Pavarësisht kësaj 57-vjeqari gjatë seancave stërvitore ka bërë disa eksperimente, që me gjasë Javier Mascherano do të luaj në qendër mbrojtje. Megjithatë, me Mascheranon dhe Sergio Aguero që të dy të zverdhur, që për takimin e radhës për kualifikimet e botërorit ata nuk do të mund të luajnë për shkak të suspendimit. Por në këtë takimin porta i është besuar Agustin Orion.

Brazili para fillimi të Olimpiadës Verero Londra 2012 i është gëzuar fitoreve kundër Danimarkës dhe SHBA, por humbi në shtëpi para tifozëve të vet nga Meksika. Trajneri Mano Menezes do të përballet me të vetmin të lënduar Thiago Silva i cili vështir se do të mund të rikuperohet me kohë nga lëndimi, që të jetë i gatshëm për takim. Bruno Uvini do të ndihmoj Juan Jeses në mbrojtje, duke i dhënë Brazilit një mbrojtje të një moshe jo më të vjetër se 21 vjeçare. Pjesa tjetër e skuadrës me gjasë nuk do të ndryshoj asgjë edhe pse Menezes mund të vendos që të ndryshoj diçka në sulm.

A e keni ditur

Ky do të jetë takimi 98 ndërmjet dy këtyre rivalëve të përbetuar, me Argjentinën që ka 35 fitore vetëm dy më pak se Brazili. Pavarësisht fitoreve që Argjentina ka, ata kanë shënuar më shumë gola (151), kurse Brazil (150). Argjentina në tetë takimet e fundit ndërmjet veti ka shënuar vetëm një fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Humbja nga Meksika javën e kaluar i dha fund serisë prej tetë fitoreve radhazi të Brazilit. Hera e fundit që këto dyja u takuan mes veti Brazili doli fitues prej 2-0, e mjaftueshme kjo fitore sa për tu shpallur fitues i Superclasico de las America. Me Mano Menezes që nëpërmjet takimeve miqësore përzgjodhi skuadrën prej 23 lojtarëve për Olimpiadën Londra 2012.

Parashikim: Argjentina 3 – 2 Brazili

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento