Home » Euro 2012 »

Parashikim: Gjermani – Portugali

 

Portugezët dëshirojnë hakmarrjen nga ata që e eliminuan në çerekfinale të Euro 2008

Gjermania pritet të ketë tërë skuadrën në dispozicion për takimin kundër Portugalisë që do të luhet nesër në Lviv. Mesfushori i Bayern Munich Bastian Schweinsteiger, nuk u paraqit në asnjë miqësore, para fillimit të Kampionatit Evropian për shkak të lëndimit, por është deklaruar se është fit, dhe se do ta ketë vendin në qendër të mesfushës. Kapiteni i skuadrës Philipp Lahm do të startoj në anën e majtë të mbrojtjes së bashku me kolegun e tij te Bayern Jerome Boateng ka gjasë që të ja zë vendin Lars Bender në krahun e kundër, të gjithë lojtarë të zgjedhur për të ruajtur Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Portugalisë Paulo Bento i duhet të thirr lojtarin e ri të Valencia Joao Pereira që të zëvendësoi Miguel Lopes në krahun e djathtë, kurse Helder Postiga po pritet që të inkuadrohet në repartin sulmues. Anësori Nani gjatë takimit miqësorë që e humbi 3-1 kundër Turqisë, ka marrë një lëndim në shputën e tij, por pritet që të jetë fit dhe do të zë vendin në treshen e repartit sulmues.

A e keni ditur

Gjermania në pesë takimet e fundit në vetëm dy prej tyre ka shënuar fitore. Skuadra Gjermane në çerekfinalen e Euro 2008 patë mposhtur Portugalinë e Felipe Scolarit me rezultat 3-2, por u patë mposhtur në finale nga 1-0 nga Spanja. Gjermania dhe Spanja ishin të vetmet skuadra që ishin 100%  të suksesshme gjatë fazës së grupeve edhe pse Gjermania kishte luajtur dy takime më shumë se Spanja. Skuadra e Joachim Low ishte ekipi i dy që kishte shënuar gola gjatë fazës së kualifikimit me 34 gola, tri më pak se Holanda.

Portugalia në pesë takimet e fundit ka shënuar vetëm një fitore. Do të jetë e 17 herë që Portugezët takohen me Gjermanët, ku edhe shifrat nuk janë në anën e tyre me vetëm 3 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje. Tri takimet e fundit të Portugezëve kanë përfunduar pa gola. Cristiano Ronaldo vetëm gjatë kualifikimeve ka shënuar shtatë gola, duke e quar në total 32 për kombëtare, aq sa ka edhe Luis Figo. Vetëm Pauleta ka 47 gola dhe Eusebio 41.

Parashikim: Gjermania 2 – 1 Portugalia

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento