Home » Euro 2012 »

Parashikim: Rusi – Republika Çeke

 

Gjysmëfinalistët e para katër viteve dhe trajneri Holandez po shpresojnë që ta nisin pozitivisht takimin kundër djelmoshave të Michal Bilek

Trajneri i Rusisë Dick Advocaat po pret që portieri i skuadrës Igor Akinfeev të kaloj testet e fitnesit para takimit kundër Republikës Çeke. 26-vjeqari nuk u stërvit të Martën me pjesën tjetër të skuadrës, për shkak  të lëndimit që e kishte marrë portieri i CSKA Moskës. Edhe pse të Premten e kaluar Akinfeev luajti për 45 min në takimin fitues 3-0 kundër Italisë, portieri i Zenitit Vyacheslav Malafeev do të jetë pjesë e 11 në rast se Akinfeev nuk kalon testet e fitnesit. Marat Izmailov dhe Alexander Anyukov, që të dy janë rikuperuar, por të parit ka mundësi që të ia zë vendin Alan Dzagoev.

Për Republikën Çeke i vetmi dyshim është Milan Baros. Sulmuesi i Galatasaray nuk u stërvit të Mërkurën, pasi kështu kishin këshilluar stafi mjekësorë, por me gjasë se do të jetë në gjendje që të luaj kundër Rusisë, e në rast se 30-vjeqari dështon, atëherë ja Tomas Necid apo Tomas Pekhart njëri prej tyre do të jetë sulmuesi për skuadrën e Michal Bilek.

A e keni ditur

Rusia do ti filloj takimet në Euro 2012 e pa mposhtur që 14 takime, duke qenë bindëse edhe në fitoren 3-0 kundër Italisë të Premten e kaluar. Në 23 e skuadrës së Dick Advocaat, 11 prej tyre ishin pjesë e skuadrës Ruse që në Euro 2008 arritën deri në gjysmëfinale. Rusia ka sulmuesin më të vjetër në Euro 2012. Skuadra e Advocaat për gjatë kualifikimeve kishte pranuar vetëm katër gola ku në të njëjtin grup gjendej edhe Republika e Irlandës.

Republika Çeke u kualifikua për Euro 2012 pasi në grup përfundoi e dyta ku e la jashtë Skotlandën, ku në play off mposhti Malin e Zi 3-0. Megjithatë, trajneri Bilek i cili edhe do të debutoj si trajner i kombëtares të Premten, në takimin e fundit miqësore skuadra e tij mposhti 2-1 Hungarinë. Pesë pjesëtarët e kësaj skuadre do të luajnë për të tretën herë në një Kampionat Evropian. Milan Baros, ishte golashënuesi më i mirë i Euro 2004, me pesë gola të shënuar, kurse një gjë është e qartë që asnjë lojtarë në historinë e Kampionatit Evropian nuk e ka fituar Këpucën e Artë dy herë.

 

Parashikim: Rusia 2 – 1 Republika Çeke

 
Parashikim: Rusi – Republika Çeke  

Artikuj Tjerë

Autori

 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento