Home » Tenis » French Open »
French Open: Maria Sharapova e mrekullueshme!
Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka fituar në finalen e French Open përballë italianes, Sara Errani.
Sharapova që vetëm dy ditë më parë u rikthye si tenistja numër një në botë ka fituar edhe Grand Slamin i cili i mungonte asaj në sirtarin e trofeve të fituar në karrierën e saj.
Me këtë fitore, Sharapova bëhet vetëm tenistja numër 10 që arrin të fitoj të katër Grand Slamet.
Sharapova në finale përballë italianes Errani ishte e papërmbajtshme duke fituar në dy sete 6-3 6-2.


