VIDEO: Rikthehet huliganizmi!

Dhuna dhe huliganizmi kanë përcjellur ditën e parë të EURO 2012 me 16 incidente të raportuara.
Video të publikuara në internet kanë treguar për tifozë rus të cilët kanë sulmuar sigurimet në Wroclaw Stadion Miejski pas fitores së kombëtares së tyre përballë Republikes Çeke.
“UEFA është në dijeni se në ndeshjen e djeshme të Grupit A midis Rusisë dhe Republikës Çeke, ishte një incident i cili u izolua shumë shpejt. Në këtë incident ishin të përfshirë një grup i vogël prej rreth 30 personave të cilët sulmuan rojet në stadium” thuhet nënjë komunikatë të lëshuar nga Uefa.
“Situata shpejt dhe në mënyrë efektive u rikthye nën kontroll. Policia lokale është në dijeni për incidentin dhe hetimet kanë filluar.”
“Arsyeja e incidentit nuk dihet por ne po studiojmë raportet e sigurisë dhe imazhet e videove. Uefa mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë tifozët në EURO 2012″ përfundon komunikata.
Shikojeni videon e përleshjeve pas ndeshjes Rusia-Republika Çeke që ndodhen në stadiumin Wroclaw Stadion Miejski.
[vsw id="_lEkcsk7bHI" source="youtube" width="460" height="344" autoplay="no"]

