Home » Basketboll »
Miami Heat i bashkohet Oklahoma City-t në finalen e madhe të NBA

Të udhëhequr nga Lebron James, Miami ka shënuar fitore në ndeshjen e shtatë përballë Boston Celtics me rezultat 101-88.
Miami ishte i papërmbajtshëm gjatë gjithë takimit, ndërsa basketbollisti i tyre më i mirë përveç 31 pikëve të shënuara, ai shtoi edhe 12 kërcime.
James në masë të madhe u ndihmua nga Dwayne Wade (23 pikë) dhe Chris Bosh (19 pikë).
Te Celtics, më i dalluari ishte Rajon Rando i cili realizoi statistika impresive: 22 pikë, 14 asiste dhe 10 kërcime por që nuk mjaftuan për të arritur finalen e madhe.

