Iniesta: Fusha ishte ‘katastrofë’!

Mesfushori spanjoll u ankua me cilësinë e fushës së lojës në ndeshjen hapëse të Spanjës në Euro 2012 e cila u zhvillua në Gdansk.
Favoritët për të fituar Euro 2012 nuk arritën më shumë se një barazim në ndeshjen përballë Italisë, por Iniesta fajin për rezultatin e arritur ia ka lënë pikërisht fushës që sipas tij ishte ‘katastrofale’.
“Kushtet e fushës ishin ‘katastrofale’. Fusha ishte shumë e thatë dhe ishte shumë e vështirë për ne që të qarkullonim topin” deklaroi Iniesta.
Edhe shoku i tij i skuadrës te Barcelona Cesc Fabregas kishte pothuajse të njëjtin mendim.
“Nuk mund të ankohem por merituam më shumë. Është marrëzi që ne duhet të vazhdojmë të luajmë në fusha si ajo” tha Fabregas.

