Home » Tenis » French Open »
Nadal shkruan histori në Paris!
Rafael Nadal ka bërë historinë duke siguruar titullin e shtatë në French Open pasi mposhti në finale Novak Djokovic, takim i cili zgjati dy ditë për shkak të motit me shi.
Takimi final ishte ndërprerë dje shkaku i motit me shi te seti i katërt kur rezultati ishte 6-4 6-3 2-6 1-2 .
Takimi vazhdoi sot te rezultati 1-2 në geme në favor të Djokovic. Por Nadal menjëher barazoi në 2-2, ndërsa në vazhdim tenistët ishin të barabartë.
Te rezultati 6-5 ishte radha e Djokovic të servonte, por Nadal me zgjuarsi arriti që nga 30-0 për Djokovic, së pari të qonte në 30-40, e më pas Djokovic në servin e fundit bëri gabim të dyfishtë dhe Nadal fitoi setin dhe gjithë takimin 6-4 6-3 2-6 dhe 7-5 në sete.
Ishte kjo hera e shtatë që Nadal fiton në French Open.


