Home » Futboll »

Zyrtare: Roberto Di Matteo konfirmohet trajner i Chelsea

 

Chelsea ka emëruar italianin Roberto Di Matteo si trajner për dy vitet e ardhshme

Kampioni i Europës, Chelsea, ka njoftuar me kënaqësi qe tekniku i cili udhëhoqi blutë drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, Roberto Di Matteo, do tëjetë trajner i tyre në dy vitet e ardhshme.

Italiani ishte në krye të klubit si trajner i përkohshëm që nga muaji Mars kur u shkarkua Villas-Boas, ndërsa pasi udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në Ligën e Kampionëve ai meritoi të konfirmohej si trajner i përhershëm.

Për një kohë të gjatë u spekulua se kush do të ishte në krye të klubit edicionin e ardhshëm, me Guardiolen që kërkohej me ngulm nga Abramovich, megjithatë pronari rus ka vendosur ti besoj Di Matteos drejtimin e klubit.