Blanc: Franca nuk do të fokusohet vetëm te Shevchenko!

 

Trajneri i Francës Laurent Blanc e ka paralajmëruar skuadrën e tij që të mos bie në grackë duke besuar se Ukraina është skuadër e vetëm një lojtari edhe pse ka pranuar se ata të gjithë duhen të kenë kujdes nga sulmuesi veteran Andriy Shevchenko

Ish ylli i AC Milan shkëlqej në takimin e së Hënës me ato dy gola që i ndihmuan skuadrës së tij të rikthehet nga e kaluara ku edhe siguruan një fitore të paktën emocionale. Tani Shevchenko 35-vjeqar, mund edhe të ketë humbur formën e tij të dikurshme si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të gjeneratës së tij, por ja që vitet treguan që nuk janë pengës e formës së tij.

Blanc, i cili shpesh ishte ndeshur me Shevchenkon gjatë karrierës së tij të shquar beson se njeriu që dikur i kushtoi Chelsea £32 milion, sërish mund të rikthehet në takimin që do të luhet në Donetsk, por ai ka shtuar se në skuadrën e Oleg Blokhin ka më shumë se gol geteri energjetik i tyre.

“Sheva është dikush që e njoh shumë mirë. Isha me fat që kam luajtur kundër tij dhe se ndonjëherë nuk isha sepse ai ishte shumë i vështir për tu ruajtur”ka thënë Balnc.

“Edhe pse ai më nuk ka formën që e kishte dikur si 20-vjeqar, por ai bënë shumë lëvizje të mençura dhe e tregoi ai këtë në takimin e parë. Ai e demonstroi këtë në takimin e parë” ka shtuar Blanc.

“Lojtarë të mëdhenj në kampionate të mëdha dhe ai është duke bërë këtë edhe në këtë moshë të tij. Lojtarët tanë duhet të rrinë shumë afër tij në mënyrë që të mos pësojmë gol si në takimin kundër Anglisë” ka përfunduar Blanc.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento