Zyrtare: AC Milan nuk do ta shesë Thiago Silva!
Presidenti i AC Milanit, Silvio Berlusconi, ka vendosur që mos ta shesë mbrojtësin brazilian te PSG-ja
Rosonerët kanë lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare të klubit ku konfirmojnë se Thiago Silva nuk do të largohet nga Milanello.
Klubi kuqezi ishte në bisedime me PSG-në rreth transferimit të Silva, por bisedimet u bllokuan dje.
Ndërsa edhe Leonardo kishte shprehur dyshimet rreth një transferi të mundshëm të mbrojtësit brazilian dhe tani ka ardhur edhe konfirmimi nga rosonerët se Silva nuk do të shitet.
“Presidenti Berlusconi ka vendosur: Thiago Silva do të qëndroj te AC Milan” thuhet në komunikatën e klubit rosonerë.


