Andre Villas-Boas në Tottenham?!
Andre Villas-Boas është favoriti i kompanive të bastit për të marrë vendin e Harry Redknapp si menaxher i Tottenhamit
Villas-Boas vetëm para 3 muajve u shkarkua nga Chelsea, por ai mund të rikthehet në Londër, si trajner i Tottenhamit.
Kompanitë e basteve e kanë kuotuar portugezin me kuotën më të vogël për të marrë postin e trajnerit të Spurs, pas shkarkimit të Harry Redknapp.
Në momentin kur u hapën bastet për trajner të Tottenham, AVB kuotohej me 11.0 ndërsa pas vetëm 24 orësh koeficienti ka rënë në 2.38 në bastore si William Hill.
Nga trajnerët e tjerë David Moyes ka koeficientin 2.75 , Roberto Martinez 4.50 Rafa Benitez 9.0 dhe Fabio Capello 10.0


