Home » Euro 2012 »

Fiton Anglia

 

Albionet kanë shënuar fitore të madhe në përballje me Suedinë, e cila është eliminuar nga Euro 2012

Ishte Andy Carroll që në minutën e 23-të kaloi Anglinë në epërsi, e me rezultatin 0-1 skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Suedia së pari barazoi permes autogolit të Johnson (49′), ndërsa Mellberg (59′) i dha avantazhin suedezëve.

Por anglezët nuk u dorëzuan. Së pari arritën që përmes Walcott (64′) të barazojnë rezultatin, ndërsa në minutën e 78-të Welbeck shënoi golin e fitores për Anglinë.