Home » Euro 2012 »

Parashikim: Suedi – Angli

 

Tre Luanët në kërkim të fitores së parë në këtë Kampionat Evropian

Zëdhënësi i skuadrës Suedeze, Hans Hultman ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të jetë i gatshëm që të luaj kundër Anglisë, pavarësisht mungesës së tij gjatë seancave stërvitore të së Mërkurës. Erik Hamren me gjasë që do të rikuperoj Johan Elmander në formacionin startues para Markus Rosenberg, i cili ishte i preferuar për ndeshjen kundër Ukrainës. Elmander ishte duke u rikuperuar nga një lëndim në shputën e tij dhe u rikthye në stërvitje të plota vetëm dy ditë para ndeshjes hapëse të Suedisë në Kiev. Shumë kush nuk ka pritur të shohë mesfushorin 24-vjeqar Rasmus Elm, para të preferuarit dhe më me eksperiencë Anders Svensson, i cili ka 128 paraqitje për kombëtaren Suedeze, por me gjasë që trajneri Hamren mund ti ribashkoi kapitenin e Elfsborgit me Kim Kallstrom në qendër të mesfushës.

Kurse në anën tjetër, Roy Hodgson nuk pritet të bëjë ndryshime te skuadra e cila u nda baraz 1-1 në takimin e parë kundër Francës. Në sulm do të vazhdoi të qëndroj Danny Welbeck së bashku me Ashley Young, kurse James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain pritet që të mos i ndërrojnë pozitat e mëparshme. Hodgson ka pranuar se është i shqetësuar se dy mesfushorët Scott Parker dhe Steven Gerrard janë pak të lodhur, por në këtë takim kundër Suedisë ata nuk kanë për tu çlodhur. Por sidoqoftë Jordan Henderson mund të zëvendësoj cilin do prej tyre.

A e keni ditur

Suedia  patë eliminuar Anglinë në fazën e grupeve në Euro 92, me golin e shënuar nga Tomas Brolin. Fati i skuadrës së Erik Hamren në Euro 2012 e ka hupur balancin pasi humbjes që ia shkaktoi Ukraina dhe se humbja nga Anglia do të ia shuante shpresat që të vazhdoi më tutje. Olof Mellberg ka luajtur më së shumti ndeshje në Kampionate Evropiane se çdo lojtar tjetër Suedez. Ai më parë këtë rekord e kishte ndarë me Henrik Larsson dhe Frederik Ljungberg. Megjithatë, Zlatan Ibrahimovic ia zuri vendin Larssonit si golashënuesi më i mirë i kombëtares për Kampionate Evropiane, goli që e shënoi në Kiev në takimin kundër Ukrainës ishte goli i pestë tij në Kampionate Evropiane.

Fitorja e Anglisë prej 1-0 kundër Suedisë në Nëntor të viti të kaluar ishte fitorja e parë pas 43 viteve. Ata kurrë më parë nuk kishin mundur të mposhtnin Suedezët në ndonjë Kampionat Botëror apo Evropian, duke e përfshi edhe takimet gjatë fazës së kualifikimeve. Roy Hodgson filloi karrierën tij së menaxher në skuadrën Suedezë Halmstad. Ai e udhëhoqi këtë skuadër drejt dy titujve në vitin 1976 dhe 1979, por më vonë ai sërish ishte rikthyer për të drejtuar skuadrën e Malmo drejt pesë fitoreve të kupës së ligës prej vitit 1985- 1989. Steven Gerrard është lojtari i pestë i Anglisë që luan në tri Kampionate Evropiane, ku këtë rekord e mbajnë Tony Adams, Alan Shearer, Gary Nevill dhe Sol Campbell. James Milner në takimin kundër Francës kishte vrapuar më së shumë se çdo lojtarë tjetër Anglez.


Parashikim: Suedia 1 – 2 Anglia

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento