Home » Euro 2012 »

Parashikim: Ukrainë – Francë

 

Mikpritësit më një fitore të mundshme kundër skuadrës së Blanc mund të bëjnë progres në ëndrrën që e startoj Shevchenko


Ukraina në me ato kundër sulme mposhti Suedinë, por megjithatë Franca që nga starti do të luaj më shumë në repartin ofensivë që të ketë më shumë kontroll të topit, prandaj, trajneri Oleg Blokhin me gjasë që në këtë takimin do të luaj me më shumë mbrojtës se ajo 11 që e mposhti djelmoshat e Erik Hamrenit. I vetmi opsion për trajnerin e Ukrainës është që të sakrifikoj një nga sulmuesit për të inkuadruar një mesfushorë më shumë që të stopoj Francën, me gjasë ai që do të liroj këtë vend do të jetë fituesi i takimin Andriy Shevchenko, i cili edhe kishte goxha probleme, por megjithatë ai luajti për 80 minuta kundër Suedisë dhe se ishte raportuar se kishte pasur një aksident rrugor edhe pse nuk ishte raportuar për të lënduar. Kandidati i vetëm që të zë vendin në mesfushë ështe Ruslan Rotan.

Kurse në anën tjetër, Laurent Blanc kishte vendosur që të mos rrezikoi me mesfushorin e Rennes Yann M’Vila në takimin e parë kundër Anglisë, por me ai tashmë është rikuperuar plotësisht edhe se pritet që të zëvendësoi Alou Diarra në formacionin startues. Përveç këtyre, pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ndryshoi nga ajo që luajti kundër djelmoshave të Roy Hodgson. Sidoqoftë, a do të duhej që Laurent Blanc të freskoi skuadrën me Hatem Ben Arfa dhe Marvin Martin, i cili edhe kishte shënuar dy herë në një miqësore të luajtur vitin e kaluar kundër Ukrainës. Një opsion tjetër është edhe transferi i fundit i Arsenalit Oliver Giroud.

A e keni ditur se:

Që fitorja prej 2-1 kundër Suedisë në Euro 2012 ishte fitorja e parë e Ukrainës në një Kampionat Evropian. Kundërshtarët e mikpritësve Franca është një nga tri vendet që ka fituar Kampionatin Evropian të organizuar në vendin e vetë. Ukraina, asnjëherë deri me tani nuk e ka mposhtur Francën, me një rekord prej tri barazimeve dhe tri ndeshje të fituar nga Franca. Franca patë mposhtur Ukrainën 4-1 në një ndeshje miqësore të luajtur në Qershor të vitit 2011, ku dy gola i kishte shënuar Marvin Martin dhe të vetmin gol për Ukrainën e kishte shënuar Anatoliy Tymoshchuk. Skuadra e Blokhin renditet e 38 vende më poshtë se skuadra e Franceze në listën e FIFA. Në takimin e parë Anglia vetëm njëherë kishte arritur që të godas në portën e Francezëve. Skuadra vizitore mbanë të vetmin rekord të golave të shënuar në ndonjë Kampionat Evropian, dhe atë në Euro 1960 ku e kishte mposhtur Yugosllavinë e atëhershme me rezultat 4-5.


Parashikim: Ukraina 1 – 3 Franca

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento