Home » Futboll »

Manchester United diskuton blerjen e Modric & Bale!

 



Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke menduar për një ofertë senzacionale në drejtim të Tottenham për dyshen Modric & Bale.

Largimi i Harry Redknapp ka ngjallur dyshime mbi të ardhmen e Gareth Bale i cili nuk dëshiron që të luaj edhe një edicion me skuadrën e cila nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve raporton The Manchester Evening Standard

Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuara për shërbimet e uellsianit, ndërsa Ferguson dhe Mancini do të futen në treg në momentin që do të vijë indikacioni i parë se lojtari mund të largohet.

Edhe pse më parë Bale nuk ishte në planet e Manchester United, ata do të futen në garë për shërbimet e tij nëse lojtari vendos të largohet nga White Hart Lane.

Mësohet se drejtuesit e United tashmë e kanë diskutuar lëvizjen për të, ndërsa spekulohet se djajtë e kuq kanë pregatitur një ofertë të dyfishtë në drejtim të Tottenham për Gareth Bale dhe Luka Modric.

Ditë më parë mediat në ishum raportuan se United kishte dërguar një ofertë për Luka Modric në drejtim të Tottenham në vlerë prej 30 milionë euro, ofertë kjo që u refuzua nga gjelat.