Home » Euro 2012 »

Bajrami dhe Toivonen startues në ndeshjen kundër Francës

 

Trajneri i Suedisë Erik Hamren ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë startues në takimin e fundit që do ta luaj kundër Francës

Veç sa u rikthye nga lëndimi në shputën e tij, Johan Elmander takimin do ta filloj nga stoli, pasi që trajneri Hamren nuk dëshiron që ndonjëri nga lojtarët të lëndohet kur skuadra Suedeze veç është eliminuar nga Euro 2012.

Elm gjithashtu nuk do të luaj për shkak të lëndimit, por në vend të tij do të luaj lojtari i Twentes Kosovari, me pasaportë Suedeze Emir Bajrami njëkohësisht edhe i vetmi Shqiptar që merr pjesë në këtë Kampionat Evropian.

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdoi të luaj në rolin e tij pas sulmuesve, kurse 35-vjeqari Anders Svensson do ta mbajë pozitën e tij në mesfushë. Hamren gjithashtu ka vendosur që në vija e mbrojtjes të mbetët po ajo e njëjta që humbi 3-2 kundër Anglisë, përveç që Mikael Lustig takimin do ta filloj nga stoli.

Formacioni i Suedisë me gjasë do të jetë ky (4-2-3-1): Isaksson; Granqvist, Mellberg, J. Olsson, M. Olsson; Kallstrom, Svensson; Larsson, Ibrahimovic, Bajrami; Toivonen.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento