Home » Euro 2012 »

Clichy: Franca nuk dëshiron të takohet me Spanjën në çerekfinale

 

Gael Clichy që me gjasë do të jetë startues në takimin e fundit të Grupit D kundër Suedisë dhe ka thënë se Franca do të japë maksimumin në këtë takim që të marr kryesimin e grupit që në çerekfinale të mos takohet me Spanjën

Momentalisht Franca pas dy takimeve kryeson në Grupin D, por mbrojtësi i Manchester City beson shumë se Franca do të mbetët lider i Grupit D para takimit kundër Skandinavëve.

“Ne do të mundohemi që të mbajmë pozitën e parë, sepse kjo do të në ai mundësonte që në çerekfinale të mos takohemi me Spanjën. Ne edhe këtë duhet pasur parasysh, por ne duhet të japim maksimumin ton që të shënojmë fitore” ka thënë Clichy.

“Asnjë skuadër nuk dëshiron që të shkoj në shtëpi pa asnjë pikë, kështu që ne duhet të respektojmë Suedezët. Ata dëshirojnë një rezultat të mirë për hir të tifozëve të tyre”ka shtuar Clichy.

“Por unë besoj se ne mund të ia dalim, sepse kemi luajtur mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje kundër Anglisë dhe Ukrainës” ka përfunduar Clichy.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento