Home » Euro 2012 »

ANALIZË: Me Lampardin në shtëpi, Gerrard ka filluar të shkëlqej për Anglinë!

 

Kapiteni i Liverpoolit ka dështuar të tregohet vendimtar në turnetë ndërkombëtar për Anglinë, por forma e tij e mirë në Poloni & Ukrainë po bëhet arma kryesore e Tre Luanëve

Mangësitë e ekipit të Anglisë në të kaluarën kanë qenë të dukshme. Dhe ka ende shumë punë për të bërë Roy Hodgson: disiplina taktike dhe organizimi i skuadrës që ai kishte theksuar, shumë shpesh munguan në një ekip që u detyrua të luante në mbrojtje më shumë minuta se që kishin menduar ata, deri tani në Euro 2012.

Megjithatë, është një lojtar i cili kishte një tjetër paraqitje impresive duke dëshmuar që ai është pjekur edhe më shumë nën urdhërat e Roy Hodgson. Steven Gerrard edhe një herë ka luajtur me maturi dhe vetëpërmbajtje në qendër të mesfushës kundër Ukrainës, performancë kjo që u kurorëzua me asistin e tij të tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Poloni & Ukrainë.

Emërimi i Steven Gerrard si kapiten i Anglisë nga Hodgson tanimë është treguar të ishte më se i drejt. Karriera me kombëtaren e 32-vjeçarit deri më tani është dominuar nga debate rreth meritave ose thënë më saktë kufizimeve të partneritetit të tij me Frank Lampard në qendër të mesfushës. Ne Poloni dhe Ukrainë ai po bënë atë që i kishte munguar më parë.

Problemi me Gerrard dhe Lampard ishte se të dy lojtarët kanë aftësi për të shkëlqyer kur shkojnë në drejtim të sulmit. Por kur ata luajnë së bashku, së paku nga njëri prej tyre kërkohet të mbajë mbrojtjen dhe aty ai humbë tiparin efektiv të lojës së tij.

Tani Gerrard ka Scott Parkerin i cili kujdeset për repartin defansiv në mesfushë. Ironikisht tani që Gerrard ka lirinë për të ndihmuar repartin sulmues duke avancuar përpara ai ka treguar disiplinë taktike, në aspektin e lëvizjeve drejt sulmit në kohën e duhur, diçka që ai nuk e bëri kurrë kur luante së bashku me Frank Lampard.

Gerrard po bënë më të mirën e mundshme duke ndihmuar sulmin e Tre Luanëve, e në masë të madhe po ndihmohet edhe nga James Milner i cili aktivizohet para Theo Walcott. Aktivizimi i Milnerit do të thotë shumë për Gerrardin, pasi lojtari i Manchester Cityt mbulon hapësirën e lënë bosh nga kapiteni kur ai shkon drejt sulmit.

Krosimi i Gerrardit nga një top i vdekur që Joleon Lescott e ktheu në gol në ndeshjen ndaj Frances ishte thjesht fantastik. Por atë krosim e la nën hije asisti në ndeshjen e dytë që Gerrard bëri për Andy Carroll.

Gerrard bëri një ndeshje më të qetë në Donetsk ndaj Ukrainës. Megjithatë, krosimi i tij te momenti i golit ishte magjik. Gerrard la pas vete Yarmolenkon me një driblim fantastik për të krosuar lehtë, por që krosimi nuk u ndal nga portieri Pyatov, duke arritur te Rooney i cili shënoi një ndër golat më të lehtë në karrierën e tij.

Hodgson shpreson që goli ishte shenjë e asaj që do të vijë në vazhdim. Bashkëpunimi Gerrard-Rooney me gjasë do të jetë rruga kryesore nga e cila do të mvaret Anglia kur të takohet me kundërshtar më të fortë se Ukraina.

Por një gjë është dëshmuar deri më tani dhe ne mund ta themi lirisht. Me Frank Lampard jashtë, Steven Gerrard po shkëlqen për Anglinë…