EURO 2012: Gjermania favorite por Spanja është skuadra për tu mundur!
Portali SportShqip.com i hedhë një sy tetë kombëtareve që mund të largohen nga Polonia & Ukraina si kampion Europe.
Faza e grupeve është kompletuar dhe gjysma e skuadrave tashmë janë eliminuar.
Fituesi në EURO 2012 do të jetë njëra nga këto përfaqësuese: Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Anglia, Franca, Republika Çeke apo Greqia.
Në mënyrë kurioze, dy ekipet që llogariten autsajdere për të fituar kompeticionin europian vijnë nga Grupi A. Por si të tilla këto kombëtare u llogariten edhe në fazen e grupeve dhe u kualifikuan. A do ta përsërisin një situatë të tillë? Mbetet të shihet.
Republika Çeke edhe pse ishte e para në Grupn A, nuk i ka bindur kompanitë e basteve dhe fitorja e tyre në Euro 2012 ka koeficientin 41.0
Greqia ka koeficient edhe më të larte. Fakti që ndeshet me Gjermaninë në çerekfinale dhe mungesa e kapitenit Karagounis kanë bërë që koeficienti i tyre për të fituar Euro 2012 të jetë 51.0
Në anën tjetër kundërshtari i grekëve, Gjermania, ka kuotën më të vogël nga kompanitë e basteve të cilat e llogarisin atë si favorite për të fituar Euro 2012. Gjermania e cila nëse kalon Greqinë, në gjysmëfinale do të ketë kundërshtar Anglinë apo Italinë ka koeficient prej 3.0 për të dal fitues në finalen e Kievit.
Është vështirë të bëhet dallimi midis Italisë dhe Anglisë, prandaj dy kombëtaret që në çerekfinale luajnë midis tyre, e në gjysmëfinale i pret një përballje e mundshme me Gjermaninë, kanë koeficientin 9.0 për të fituar në Euro 2012.
Por është pjesa tjetër e kombëtare që atyre që frekuentojnë bastet portali ynë ua preferon.
Spanja, kampion aktual i botës dhe Europës, kanë si objektiv të vetëm fitoren në Euro 2012. Disa thonë se ka ardhur në përfundim stili i lojës së Spanjës që bazohet në Tiki-Taka, por nuk duhet harruar që edhe në KB 2010, Spanja katër ndeshjet pas fazës grupore i kishte fituar me rezultat identik 1-0. Prandaj te Spanja goli vështirë arrihet, por edhe nuk pranojnë gola. Spanja ka koeficentin 3.5 për të fituar në Euro 2012.
Franca, kundërshtari i tyre në çerekfinale, ka një koeficient që ia vlenë të rrezikohet. Franca është kuotuar me 11.0 dhe kjo ndoshta për faktin se i pret një çerekfinale e vështirë.
Portugalia është kombëtarja në të cilën ia vlenë të bësh baste. Kjo për faktin se ata në çerekfinale kanë përballë Çekinë dhe nëse i kalojnë ata, portugezët në gjysmëfinale mund të përballen me Spanjen.
Një përballje me kombëtare si Spanja është ajo nga e cila mund të shohim më të mirën nga Portugalia. Spanja njihet si skuadër sulmuese, e nëse ndodhë kështu, Portugalia me lojtar super të shpejt si Cristiano Ronaldo apo Nani do ta ndëshkoj Furinë e kuqe, ashtu siç ndëshkuan Holanden. Portugalia ka koeficientin 8.0 për të fituar Euro 2012.
Portali ynë ka zgjedhur dy baste të mundshme në të cilat beson se mund të jenë fituese:
Basti më i mirë = SPANJA (3.5)
Basti më i vlefshëm = PORTUGALIA (8.0)


