Shevchenko zbulon pensionimin nga kombëtarja!
35-vjeçari ka vendosur të luajë një ndeshje lamtumire para se të ketë varur këpucët e tija
Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, ka vendosur që ti jap fund karrierës së tij me kombëtaren ukrainase, pas eliminimit të hershëm në Euro 2012.
Kur u pyet nëse humbja ndaj Anglisë ishte ndeshja e tij e fundit për Ukrainen Shevchenko tha: “Me siguri po. Do të luajë edhe një ndeshje, e cila do të jetë miqësore – ndeshje lamtumire.”
Sheva ishte i zhgënjyer që nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve, por ai e kupton se një gjë e tillë nuk ishte e lehtë kur në grup kishte tri kombétare që renditen ne top-20 kombëtaret e botës.
“Natyrisht, ndihemi keq pasi ishim mikëpritës të kompeticionit dhe pas ndeshjes së parë kur fituam ndaj Suedisë ishim në një pozitë fantastike. Kur jeni në një grup me Anglinë, Francen dhe Suedinë, atëherë është shumë vështirë. Ne provuam të kalojmë grupin dhe mendoj se luajtëm mirë” përfundoi Shevchenko.


