Home » Futboll »

40 fakte rreth Zinedine Zidane, në ditëlindjen e tij të 40-të!

 

Një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit mbush 40 vite të Shtunen. SportShqip.com kujton momentet e paharrueshme të karrierës së tij.

  • 1. Në ngjarjen e organizuar për 50-vjetorin e UEFA-s, Zidane u votua si lojtari më i mirë në 50 vitet e fundit në Europë.
  • 2. I aftë për ti marrë ndeshjet mbi supet e tij, një ndër momentet më të mira në karrierën e tij ishte dygolëshi i realizuar në minutat e fundit të ndeshjes në fitoren e Francës 2-1 përballë Anglisë, në Euro 2004.
  • 3. Zidane shënoi dy gola në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998, në fitoren e Frances 3-0 përballë Brazilit. Ato ishin golat e vetëm që Zidane ka shënuar ndaj kundërshtarëve nga Amerika e Jugut.
  • 4. Ai është një nga dy lojtarët e vetëm që ka fituar çmimin ‘Lojtari më i mirë i Vitit në Botë’ nga Fifa, në tri ose më shumë raste. Lojtari tjetër që e ka fituar këtë çmim ishte Romario.
  • 5. Pas paraqitjes fantastike në ‘France 98′, trajneri i Italisë Cesare Maldini kishte deklaruar: “Do ti jepja pesë lojtar të mi, që ta kisha Zizou-n në skuadrën time.”
  • 6. Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Zidane ka luajtur në gjashtë turne të mëdha, ku i pari ishte Euro 96, ndërsa i fundit erdhi 10 vite më vonë në KB 2006.
  • 7. Shtatë minuta pas fillimit të ndeshjes finale në KB 2006, Zidane i dha avantazhin Frances duke shënuar nga penalltia, duke u bashkuar me lojtar si Pele, Paul Breitner dhe Vava si lojtarët që kanë shënuar në dy finale të ndryshme.
  • 8. Nga tetë gola me Bordaux në dy sezone radhazi e kishin ndihmuar që të nis karrierën e tij një ndër lojtarët më të mirë në histori.
  • 9. Zizou shënoi 9 gola në sezonin e fundit me Real Madridin, që të githë në Ligë.
  • 10. Në moshën 10-vjeçare, Zidanë bëri hapin e parë në futboll, duke nënshkruar për US Saint-Henri. Ky ishte edhe numri të cilin ai e mbajti në shpinë gjatë pjesës më të madhe në karrierën e tij.
  • 11. Zidane ka fituar 11 tituj të ndryshëm me klube, përfshirë këtu dy Skudeto me Juven, një titull në Primera Division me Realin dhe titullin më të rëndësishëm, atë të Ligës së Kampionëve.
  • 12. Pasi debutoi me Francën në vitin 1994, Zidane për 12 vite barti fanellën e ‘gjelave’.
  • 13. Si një lojtar me karakter të fortë, Zidane 13 herë u ndëshkua me karton të verdhë te kombëtarja franceze.
  • 14. Duke vazhduar në lidhje me disiplinën, ai është ndëshkuar me 14 kartona të kuq gjatë karrierës së tij, përfshirë këtu dy me Francen.
  • 15. Më 15 Maj, 2002, Zinedine Zidane ishte realizator i golit më të mirë që kemi parë ndonjëherë në një finale. Ndodhi kjo kur shënoi atë golin me Super-Vollej, në fitoren e Realit 2-1 përballë Leverkusenit.
  • 16. Gjashtëmbshjetë nga 31 golat e tij me kombëtaren i ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjeve.
  • 17. Djali i tij i madh Enzo, është 17-vjeçar, dhe luan në akademinë e të rinjëve te Real Madridi.
  • 18. Në moshën 18-vjeçare, Zidane shënoi golin e tij të parë në karrierën profesionale, gati dy vite pasi kishte debutuar.
  • 19. Si një temperament i zjarrtë që ishte, Zidane ishte trajtuar me kujdes kur ishte i ri. Ai nuk luajti për Francë U-19.
  • 20. Në minutën e 20-të të kohës shtesë në finale të KB 2006, Zidane goditi me kokë Marco Materazzin.

  • 21. Zidane ka luajtur në një dokumentar të titulluar ‘Zidane: Portret i Shekullit 21′.
  • 22. Pas largimit nga futbolli aktiv, Zidane ka kryer disa punë të ndryshme, përfshirë këtu edhe poziten si Ambasador i Katarit në tentimin e tyre të suksesshëm për organizimin e KB 2022.
  • 23. Zinedine Zidane ka lindur më 23 Qershor 1972.
  • 24. 24-vjeç ishte mosha kur ai filloi të humbiste flokët e tij. Zidane deklaronte në atë kohë ‘Gruaja ime më do edhe kështu, prandaj nuk kam asnjë problem.’
  • 25. Pasi stabilizohet si lojtar titullar te Cannes, Zidane asnjëherë nuk ka luajtur më pak se 25 ndeshje në sezon, në 16 vite të karrierës së tij.
  • 26. Gjatë karrierës së tij, Zidane ka shënuar 26 gola në garat europiane. Rekordi më i mirë i tij brenda një sezoni ishte gjashtë gola me Bordaux në edicionin 1995/96.
  • 27. Në debutimin e tij me kombëtaren, Zidane u fut në lojë 27 minuta para fundit të ndeshjes Francë-Çeki të luajtur më 17 Gusht, 1994. Ai shënoi dy gola në atë takim duke i treguar tifozëve francez se një Yll i ri kishte lindur. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
  • 28. Në moshën 28-vjeçare, Zidane ishte në maje të karrierës së tij, madje dy ditë pas ditëlindjes së tij kishte shënuar gol në ndeshjen Francë-Spanjë, në Euro 2000.
  • 29. Zidane ishte 29-vjeçar kur u ble nga Real Madridi, për një shumë që sot vlenë rreth 80 milion euro.
  • 30. Zidane ka zhvilluar ndeshjen e tij të 30-të me Francën në qytetin e tij Marseille, duke shënuar një gol në barazimin e Frances 3-3 ndaj Norvegjisë.
  • 31. Me 31 gola te kombëtarja, vetëm Henry, Platini dhe Trezequet kanë shënuar më shumë gola se ai për Francen.
  • 32. Në Euro 2000, Zizou shënoi golin ndaj Spanjës në minutën e 32-të.
  • 33. I magjishmi Zidane edhe pse nuk mund të besoni ka shënuar vetëm një het-trik në karrierën e tij. Ndodhi kjo në fitoren e Realit ndaj Sevilla 4-2 në vitin 2006, kur Zidane ishte 33-vjeçar.
  • 34. Në moshën 34-vjeçare, Zidane vendosi ti jepte fund karrierës së tij pas KB 2006.
  • 35. Padyshim paraqitja e tij më e mirë në fanellën e Juventusit ishte në fitoren e Zonjës së Vjetër 4-1 nda Ajaxit. Zidane ishte i pakapshëm në atë ndeshje dhe shënoi gol në minutën e 35-të të pjeslojës së dytë.
  • 36. Kartoni i parë i kuq për Zidane te Franca erdhi në ndeshjen e tij të 36-të. Edhe pse Franca fitoi 4-0 ndaj Arabisë Saudite në KB 1998, Zidane u ndëshkua me të kuqe.
  • 37. Gjatë pesë viteve te Real Madridi, Zidane shënoi 37 gola në Ligë për Realin.
  • 38. Në sezonin e fundit të karrierës së tij, Zidane dëshmoi se ende ishte një lojtar i madh. Ai bëri 38 paraqitje në edicionin e tij të fundit.
  • 39. Sigurisht, momenti i tij më i mirë në karrierën e tij erdhi në ndeshjen e tij të 39-të pë kombëtaren. Bëhet fjalë për finalen e KB 1998, ku Franca shënoi fitore 3-0 ndaj Brazilit.

  • 40. Parabolla e tij kundër Betisit në çerekfinale të Uefa Kup 1995/96, mbahet mend si një ndër golat më të bukur që ka shënuar ai në karrierën e tij.