Home » Euro 2012 »

Ballack plotë lëvdata për Marco Reus

 

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Michael Ballack, e ka lavdëruar Marco Reus, pas paraqitjes fantastike të mesfushorit gjerman në ndeshjen kundër Greqisë

23-vjeçari bëri debutimin e tij në Euro 2012 me paraqitjen në ndeshjen e mbrëmshme, ku ishte ndër lojtarët më të mirë në atë takim, e paraqitja e tij e mirë i ka rënë në sy edhe Michael Ballackut.

“Ai luajti shumë mirë dhe është një alternativë e madhe edhe për ndeshjen e ardhshme. Është mirë që shohim lojtar të ri duke lënë gjurmët e tyre” deklaroi Ballack.

“Reus mbrëmë ishte mbi të tjerët” përfundoi Ballack.