Casillas: Sulmi i Spanjes më i mirë se ai i Frances!
Kapiteni i kombëtares spanjolle e di mirë rrezikun që vjen nga lojtar si Benzema apo Ribery, por ka shtuar se Spanja ka lojtar sulmues edhe më të mirë
Furija e Kuqe takohet me të besuarit e trajnerit Blanc të Shtunen në mbrëmje, për të zgjidhur dilemën se cili do të jetë kundërshtari i Portugalisë në gjysmëfinale.
Iker Casillas e di mirë rrezikun që vjen nga sulmi francez, por mezi pret ti revanshohet Frances për disfatën në EURO 2000.
“Benzema dhe Ribery janë lojtar më mëdhenj, por sulmi ynë është më i mirë si ai i Frances” deklaroi Casillas.
“Ndeshja do të jetë e vështirë sepse Franca ka një trajner të madh. Zhgënjimi im i parë në karrierën me kombëtaren spanjolle ishte ajo humbje nga Franca 2-1 në EURO 2000.”
“Atëherë ata ishin kampionë bote, tani jemi ne të tillë” përfundoi Casillas.


