Kam frikë nga Ribery!
Përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Vicente del Bosque, i frikësohet shumë aftësive të yllit të Bayern Munich, por ka shtuar se Franca ka edhe top-lojtar të tjerë.
Spanja dhe Franca takohen sot në përballjen për një vend në gjysmëfinale të Euro 2012, ndërsa trajneri i Furisë së Kuqe i frikësohet repartit sulmues të Francës.
“A kam frikë nga Franck Ribery? Po, por Karim Benzema dhe Samir Nasri janë poashtu lojtar të klasit botëror. Nuk do të jetë lehtë ti mposhtim ata” deklaroi Del Bosque për të përditshmen gjermane Bild.
Spanja është favorite për të kaluar në gjysmëfinale kur i pret Portugalia e Cristiano Ronaldos, por Del Bosque ka insistuar se ai as që ka menduar rreth Portugalisë.
“Unë kam në mendje vetëm ndeshjen ndaj Frances. Gjithçka tjetër do të ishte nënvlerësim për ta” përfundoi ish-trajneri i Real Madridit.


