Home » Euro 2012 »

Parashikim: Angli – Itali

 

Tre Luanët dhe Azzurët do të ndeshën mes veti, ku në takimin e radhës në gjysmëfinale i pret Gjermania

Anglia është rikthyer pas dy takimeve të fituara radhazi ku edhe kryesuan Grupin D dhe Wayne Rooney sërish do të udhëheq repartin sulmues, ku në takimin në të cilin ai u rikthye shënoj golin e fitores kundër Ukrainës. Megjithatë, anësori i Ashley Young është duke luftuar që të rikthehet në formë pasi në takimin e fundit ai edhe morri një lëndim të vogël, kështu që trajneri Roy Hodgson me gjasë që edhe këtë takim do ta filloj po me të njëjtën që luajti në Donetsk, por Theo Walcott dhe Alex Oxlade-Chamberlain presin që njëri prej tyre të zë vendin e James Milner në krahun e djathtë. Ndërsa mbrojtësi Glena Johnson është duke u mjekuar me antibiotik, pasi kishte marrë një infeksion, por me gjasë që ky nuk do të jetë shkaku që ai të mos luaj.

Kurse në anën tjetër, trajneri i Italisë Cesere Prandelli me gjasë që do të luaj me formacionin 4-3-1-2 formacion të cilin e ndërtoi në takimin kundër Irlandës të cilin edhe e fitoi. Sidoqoftë, ai duhet që këtë takim të nisë pa qendër mbrojtësin Giogio Chiellini, i cili edhe lëndua në takimin fitues kundër Irlandës, që me gjasë do ta lë jashtë këtij kampionati evropian. Gjithashtu edhe Thiago Motta është në dyshime nga lëndimet e muskujve, pasi edhe mungoi në disa seanca stërvitore, por ai mund të zëvendësohet nga Alessandro Diamanti apo Riccardo Montolivo nëse Thiago Motta nuk është fit për takimin. Në sulm sërish do të jetë Balotelli i cili do të luaj kundër kolegëve të tij nga Manchester City, ku për partner do ta ketë Antonio Cassano.

Asnjë lojtarë nuk është i suspenduar për këtë takimin, por Ashley Cole, Steven Gerrard, Milner, Oxlade-Chamberlain dhe Ashley Young (Angli) gjithashtu Balotelli, Federico Balzaretti, Leonardo Bonucci, Daniele De Rossi, Christian Maggio, Montolivo, Thiago Motta dhe Gianluigi Buffon (Itali) e në rast së ndëshkohen në këtë takim këta lojtarë atëherë nuk do të mund të luajnë për skuadrat e tyre në gjysmëfinale.

A e keni ditur

Anglia  në nëntë takimet e fundit kundër Italisë ka shënuar vetëm një fitore dhe ka një rekord prej 6 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje kundrejt Italisë. Rooney që shënoi gol kundër Ukrainës ishte takimi i tij i 29 që luajti për Tre Luanët dhe se i duhet edhe një gol që të bëhet lojtari i pestë në histori si golashënues, ku do ti barazoj shifrat me Tom Finney, Nat Lofthouse dhe Alan Shearer. Një tjetër rekord mbanë edhe mbrojtësi Ashley Cole ku në 97 paraqitjet e tij Anglia nuk ka pësuar gol.

Italia patë mposhtur Anglinë 2-1 në Kupën e Botës të vitit 1990. Antonio Di Natale është golashënuesi më i mirë i skuadrës Italiane me gjithsejtë 11 gola, kurse Antonio Cassano, Daniele De Rossi dhe Andrea Pirlo kanë ka 10 gola. Në kompeticione të tilla Italia ishte eliminuar vetëm dy herë nga nëntë gjithsejtë, dhe në të dy rastet me penallti.

Parashikim: Angli 1 – 1 Itali

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento