Home » Euro 2012 »

Parashikim: Spanjë – Francë

 

Skuadra e Del Bosque do të mundohet ta mbrojë titullin Euro kundër skuadrës së Les Blues

Kampioni aktual Evropian jo edhe aq lehtë arriti në çerekfinale të kësaj gare, pasi në takimin e fundit ajo në minutat e fundit ajo mposhti Kroacinë vetëm 1-0. Pavarësisht këtij rezultati Spanja arriti që të kryesoj Grupin C. Spanja ka një listë lojtarësh me emrat: Alvaro Arbeloa, Jordi Alba, Fernando Torres, Xabi Alonso dhe Javi Martinez që në rast së ndëshkon atëherë do të mungojnë në takimin gjysmëfinale kundër Portugalisë. Ende nuk është vendosur për 11 startuese, a do të jetë Torres në sulm apo Del Bosque do të luaj vetëm me mesfushorë ofensive.

Kurse në anën tjetër, Franca në takimin e fundit të fazës së grupeve u mposht nga Suedia, ku Anglia me fitore u bë edhe lidere e Grupit D ndërsa skuadra e Laurent Blanc u deshtë të kënaqet me vendin e dytë. Skuadra Franceze këtë takim do ta luaj pa shërbimet e Philippe Mexes, pasi mbrojtësi i AC Milan në takimin kundër Suedisë morri edhe karton e dytë të verdh, mirëpo në vend të tij pritet që të debutoj Laurent Koscielny. Francezët gjithashtu janë në dyshime për Sami Nasri dhe Franck Ribery, të cilët edhe ashtu munguan në stërvitjet e të Mërkurës, por pritet që të jenë pjesë e 11 startuese, kurse Yohan Cobaye pritet që të rikthehet pasi në takimin e fundit mungoi për shkak të lëndimit, gjithashtu edhe Jeremy Menez me gjasë që do të jetë startues.

A e keni ditur

Spanjaka humbur vetëm dy takime në gara të rëndësishme që nga Tetori i 2006, humbjen e parë nga SHBA në Kupën e Konfederatave, dhe humbjen që ia shkaktoi Zvicra në takimin e parë të Kupës së Botës 2010. Pavarësisht formës së tij të dobët që po kalon, sulmuesi Fernando Torres mbetet ende golashënuesi më i mirë i skuadrës Spanjolle. Skuadra Spanjolle theu edhe një rekord të ri në takimin kundër Irlandës, ku në vetëm tri takime atë kishin bërë 810 pasime. Plejmekeri Xavi gjithashtu theu edhe rekordin që ishte duke e mbajtur për 20 vite me radhë Holandezi Ronald Koeman, ku në takimin kundër Irlandës kishte bërë 127 pasime.

Franca që ishte në 23 takime pa humbje, por këtë seri ja ndërpreu Suedia në takimin e fundit të fazës së grupeve. Franca ishte skuadra e fundit që kishte eliminuar Spanjën në një nga kompeticionet e rëndësishme, ku me golat e Franck Ribery, Patrick Vieira dhe Zinedine Zidane, Franca arriti të kaloj në 16 ma të mirat. Sulmuesi Karim Benzema ka dështuar që të shënoj për Francën në katër takimet e fundit, kurse Blanc është hera e katërt që merr pjesë në Kampionat Evropian, ku në tri prej tyre edhe kishte luajtur për skuadrën Franceze.

Parashikim: Spanja 2 – 1 Franca

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento