Home » Futboll »

Real Madridi shumë afër blerjes së Luka Modric!

 

Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se ata kanë mposhtur Manchester Unitedin në garë për shërbimet e mesfshorit të Tottenhamit, Luka Modric

E përditshmja britanike The Daily Mail raporton se mesfushori kroat do të largohet nga Tottenhami dhe Anglia.

Ani pse për Modric ishte interesuar në masë të madhe edhe Manchester United, besohet se mesfushori ka bërë zgjedhjen e tij që në sezonin e ardhshëm të veshë fanellen e klubit mbretëror Real Madrid, ku do të punoj nën urdhërat e teknikut portugez, Jose Mourinho.

Bisedimet midis Real Madridit dhe Tottenhamit kanë shënuar progres, me londinezët që janë gati të pranojnë ofertën e Real Madridit prej €32 milionë, ndërsa lojtari në Bernabeu do të fitoj rreth €6 milionë në vit.

The Daily Mail tani raporton se marrëveshja ka 100% shanse që të mbyllet me sukses.