Home » Futboll »

Wenger: Manchester City dhe Barcelona u munduan të shkatërrojnë punën time!

 

Arsene Wenger ka akuzuar Manchester City dhe Barcelonën që u munduan të ia shkatërrojnë punën e tij në Arsenal

Verën e kaluar ish kapiteni Cesc Fabregas u largua nga Londra Veriore për të iu bashkuar gjigantin Katalan Barcelonës, kurse dyshja Franceze Sami Nasri dhe Gael Clichy u larguan në drejtim të kampionit të sivjetmë Manchester City.

Dhe trajneri 62-vjeqar ka pranuar se kjo ishte frustuese për të, duke i parë talentet e rinj që largoheshin nga Emirates, në një moshe ku ai beson se këta lojtarë do ta kishin dërguar Topxhinjët drejt sukseseve të mëdha.

“Ndonjëherë njerëzit mundohen që të shkatërrojnë punën tënde” i ka thënë Wenger De Telegraaf.

“Humba Nasri, Clichy dhe Fabregas në një moshe ku ata kanë mundur të bëjnë ndryshime për Arsenalin” ka përfunduar Wenger.

Arsenal tani më ka në radhët e veta Lukas Podolskin dhe Wenger ka konfirmuar se marrëveshja për sulmuesin e Montpellier Oliver Giroud është afër kompletimit.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento