Zyrtare: Giroud në Arsenal
Topçinjtë kanë konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit blerjen e reprezentuesit francez, por kosto e blerjes nuk është zbuluar
Olivier Giroud ishte pjesë e rëndësishme e Montpellier në rrugën e tyre drejt titullit në Ligën Franceze, duke shënuar 21 gola në 36 paraqitje.
“Jemi të kënaqur që kemi siguruar shërbimet e Olivier Giroud. Ai është lojtar me një fizik shumë të mirë dhe i pa arritshëm në ajër. Jemi të gëzuar që kemi siguruar shërbimet e tij pasi ai do ti shtoj klas sulmit tonë për edicionin e ri” deklaroi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, në faqen zyrtare të klubit.


