Home » Futboll »

Bale do të qëndroj edhe për katër vite në Tottenham

 

Tottenham ka konfirmuar se Gareth Bale ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, që do ta mbajë atë në White Heart Lane deri ne 2016

Lojtari Uellsian, i cili shpesh ishte përfolur se do të largohet nga Tottenhami, pasi që shumë klube të mëdha si Manchester United dhe Barcelona kishin shpreh interesim për shërbimet e tij, por këtyre dilemave iu dhanë fund, pasi që 22-vjeqari ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Londra.

“Unë jam këtu që pesë vite dhe çdo moment e kamë shijuar. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm me mua dhe kamë dëshirë që të ia paguaj këtë atyre dhe të bëjë më të mirën e mundshme për ta” ka thënë Bale për faqen zyrtare të klubit.

“Klubi është duke bërë shumë progres dhe unë dua të jem pjesë e kësaj, kështu që ishte shumë e mirë që edhe marrëveshja u arrit më në fund” ka shtuar Bale.

“Unë e dua klubin dhe tifozët dhe unë dua që të luaj pjesën time që të kthejmë klubin në Ligën e Kampionëve aty ku dhe e kemi vendin. Ne kemi një skuadër të re dhe shumë të mirë, por ne duhet që të punojmë së bashku që të rikthehemi në kompetiocionet e mëdha” ka përfunduar Bale.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento